Ndërsa opozita e bashkuar ka nisur protestën para parlamentit me kërkesën për qeveri tranzitore që do të cojë vendin në zgjedhje të lira e të ndershme, kryeministri Edi Rama është parë të mbërrijë në kryesinë e Kuvendit. Burime pohuan se kreu i qeverisë po zhvillon një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Një ditë më parë kryeparlamenti Gramoz Ruçi doli në një deklaratë për mediat ku njoftoi anulimin e seancës plenare, ndërsa tha se ndjek me shqetësim zhvillimet politike në vend.

Artikulli paraprakTË RINJTË E FRPD LULE DHE QIRINJ PARA KUVENDIT: FUNERALI QEVERISË!
Artikulli tjetërBASHA: PËR RAMËN DORËHEQJA VETËM FILLIMI, DO VIHET PARA DREJTËSISË