Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla mesditën e sotme njoftoi se qeveria do të tërhiqet duke anuluar nenin 4 të vendimit nr. 288 për tarifën shtesë për provimet e mbartura për studentët.

Përsa i përket pikës së dytë për përgjysmimin e tarifës, ministrja tha se është në dorë të universiteteve. Kërkesën për pjesëmarrjen në bordin e administrimit ajo e cilësoi si të paparë në asnjë vend të botës, ndërsa për kushtet në konvikte theksoi se do të investohet.

“Qeveria do të shfuqizojë që ditën e sotme pikën 4 të vendimit nr. 288 për tarifën për provimet e mbartura për studentët. Përsa i përket kërkesës për pjesëmarrje në bordin e administrimit më duket një kërkesë e paparë, nuk ndodh në asnjë vend të botës.

Nëse ka një precedent le të më tregojnë. Që nesër iu kërkoj që të realizoni transparencën e bordeve të administrimit. Ky debat është i shëndetshëm për të parë se çfarë bëhet me buxhetin që iu jepet universiteteve. Ne do të vijojnë proceset e inspektimit dhe monitorimit për të parë se sa buxheti shkon. Kushtet në konvlikte, kemi 18 mln euro për infrastrukturën e akomodimit.

Përsa i përket kërkesës për përgjysmimin e tarifave; është e qartë që qeveria nuk bën ulje dhe ngritje tarifash, janë universitetet. Jeni të lutur që të shteroni një debat me studentët dhe pedagogët. Sot buxheti mbulon 70% të kostos reale të studimit. Është debat që do ti shkojmë deri në fund”deklaroi ministrja Lindita Nikolla.

Artikulli paraprakPROTESTA, LËVIZJA STUDENTORE NDEZ TIRANËN
Artikulli tjetër“TRAJTIMET E ÇËSHTJEVE TË BARAZISË GJINORE”