Kryeministri Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e studentëve.

Për të shmangur komentet negative të qytetarëve, ai ka zgjedhur të shkruajë në Twitter, për faktin e thjeshtë se llogari në këtë platform sociale kanë shumë pak qytetarë.

Rama shkruan se nesër në sekretaritë e universiteteve do të ketë përfaqsues nga Ministria e Financave dhe ajo e Arsimit të cilët do tu shpjegojnë studentëve VKM për tarifat dhe bursat.

Ndërkohë në shumë prej fakulteteve të kryeqytetit, studentët janë nguhuar brenda auditorëve.

Nuk ka munguar presioni dhe dhuna fizike e psikologjike ndaj tyre, sidomos nga policia e shtetit.

Nesër pritet të jetë një tjetër ditë e tensionuar në universitetet e Shqipërisë.
Ja postimi i Ramës

Nga nesër në sekretariatet e universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të ministrive të financave e të arsimit, për të asistuar studentët që duan shpjegime apo duan të adresojnë probleme specifike, lidhur me zbatimin e VKM mbi tarifat e bursat brenda janarit #MeStudentët

Artikulli paraprakNJË GRUP STUDENTËSH KALOJNË NATËN TEK EKONOMIKU, TEK INXHINIERIA HYJNË ME FORCË BRENDA FAKULTETIT
Artikulli tjetërPAS AKSIDENTIT NË ZONËN E KËNETËS, BANORËT NË PROTESTË