Kryeministri Edi Rama ka komentuar mbylljen e dyerve të fakulteteve nga studentët. Rama thotë se kjo është prova se protesta e studentëve është marrë peng. Rama thekson se protesta shembullore e studentëve ka kaluar tashmë në fazën e realizimit të kërkesave.

“Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një Dialogu të brendshëm për objektivat specifikë të çdo fushe studimesh #MeStudentët”-shkruan Rama në rrjetet sociale.

Artikulli paraprakGRUPI ‘HABILAJ’, PROKURORIA PËRFUNDON HETIMET, ÇON DOSJEN NË GJYQ PËR 9 ANËTARËT E BANDËS
Artikulli tjetërTONIGHT – 07.01.2019