Të shumtë ishin ata që u solidarizuan me studentët në protestën kundër vendimeve të qeverisë.

Një prej tyre është edhe kirurgu e pedagogu Arben Beqiri, i cili e ka cilësuar rininë si shpresa e Shqipërisë.

Në një status në Facebook, ai shkruan se asgjë nuk duhet të jetë më e rëndësishme se edukimi.

“Këta të rinj janë rezistenca e shoqërisë sonë ndaj korrupsionit,” shkruan ai.

Statusi i plotë

Rinia, shpresa e Shqipërisë sot e për jetë të jetëve. Asgjë nuk duhet të jetë më e rëndësishme se edukimi. Këta të rinj janë rezistenca e shoqërisë sonë ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe narkoshtetit. Sëbashku përpara.