80-vjeçari nga qyteti i Lezhës, Nuf Fuga, ishte një nga 25 të shoqëruarit e policisë, pas protestës që organizoi të shtunën opozita.

Në një intervistë për gazetarin e Star Plus Martin Marku, Fuga denoncoi trajtimin e keq që iu bë në komisariatin e Policisë në Lezhë

Më tej ai shtoi se në rast se do të zhvillohet një tjetër protestë, do të jetë pjesëmarrës, pasi ai lufton për një kauzë të drejtë që është ajo e të përndjekurve politikë.

80 vjecari u ndalua gjate dites se djele ne shtepine e tij ne fshatin Fishte te Lezhes me pretendimin e personave qe kishin thyer dhe demtuar pronen publike ne Tirane gjate protestes se opozites.