Vijon ende me të njëjtën intesitet sikundër ka nisur që në orët e para të ditës, protesta masive e të rinjve të PD.

Ata u mblodhën përpara godinës së Kryeministrisë, duke protestuar në këtë 8 Dhjetor, që simbolizon Ditën e Rinisë kur 26 vite më parë studentët rrëzuan regjimin diktatorial. Me sloganet “Jepe dorëheqjen”, “Ju jeni hajduta” dhe “Ik”, të rinjtë protestuan përpara godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës nga drejtimi i vendit. Ata hodhën në oborrin para selisë së Kryeministrisë qese plehrash dhe pako hashashi (false), kjo në shenjë proteste