Protesta për taksën në Rrugën e Kombit u shoqërua me akte dhune, por protestuesit shprehen se ishte policia ajo që provokojë situatë.

“Ne nuk kishim asgjë të planifikuar dhe protesta ishte e qetë, por ishte policia që e tensionoi situatën”, shprehet një prej protestuesve

Protestuesit u përleshën me forcat e policisë, ndërsa më pas, i vunë edhe zjarrin sportelit të vjeljes së taksës. Ata nuk lejuan as ndërhyrjen e zjarrfikëses për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, policia u tërhoq në një distancë të konsiderueshme.

Protesta ka bllokuar prej gati 2 orësh edhe lëvizjen normale të automjete, duke krijuar radhë që shkojnë deri në 10 kilometra, nga dogana deri në sportel.