Në ditën e dytë të protestës së tyre, Studentët e Universiteteve Publike protestojnë kundër vendosjes së tarifave për provimet e mbartura.Pas bashkimit të studenteve nga të gjithë fakultetet dhe marshimit të tyre në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, studentët kanë mbërritur tek godina e Ministrisë së Arsimit. Përveç Tiranës, protestohet edhe në Universitetet e Durrësit, Elbasanit, Korçës.

Me thirrjet “ne nuk jemi bankomat”, “S’ka më heshtje, s’ka më pritje” “ anulo vendimin, studentët e bashkuar kërkojnë përgjysmim të tarifave dhe heqjen e tarifave shtesë për provimet e mbartura. Studentët thonë se do ta vijojnë protestën e tyre dhe nuk do të dorëzohen deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.

Studentët që protestuan para ministrisë së Arsimit dhe Sportit deklaruan se nesër do të vijnë në Tiranë dhe studentë nga rrethet. “Studentët e Tiranës janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, ndërsa me thirrjet ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa, të hiqen tarifat, duam të drejtat tona” vijojnë protestën.

Pavarësisht thirrjeve me megafon për të mos hedhur objekte në drejtim të godinës së Ministrisë, disa studentë kanë hedhur vezë dhe letra higjienike.

Artikulli paraprakTEPE-AJASËM, RRUGA QË DO TË LEHTËSONTE TRAFIKUN
Artikulli tjetërPROTESTA E STUDENTËVE, NIKOLLA: DO TË SHFUQIZOJMË VENDIMIN PËR TARIFAT PËR LËNDËT MBETËSE