Pas asaj të një ditë më parë edhe sot ka nisur protesta e opozitës para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Tiranë.

Para drejtorisë së Policisë së Tiranës janë bashkuar protestuesve edhe ish-deputetë të PD, LSI dhe partive të tjera opozitare të cilët kërkuan lirimin e të ndaluarve. Protestuesit kanë bllokuar hyrjen e Policisë së Tiranës.

Kryetari i PD Lulzim Basha iu bashkua protestuesve të shumtë opozitarë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Basha tha se junta kriminale e Ramës ka marrë peng vendin, terrorizon qytetarët, por opozita është e bashkuar dhe nuk thyhet, deri në fitoren e demokracisë.

Ai u ndal edhe tek dhunimi i sekretarit organizativ Sahit Dollapit, teksa pohoi se nesër populli do t’i përgjigjet pushtetit të dhunës në mënyrë proporcionale.

50 persona janë arrestuar pas protestës së dhunshme të opozitës dje para kryeministrisë, Parlamentit dhe drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ndërkohë në total janë 84 persona të proceduar, mes të cilëve ish-deputetët Gent Strazimiri, Flamur Noka dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi.

Ndaj të arrestuarve, pas provave filmike të policisë, hjanë ngritur akuzat per kryerjen e veprave penale “Kundershtimi i punonjesit te policise se rendit publik”, “Goditje per shkak te detyres” “Prishja e qetesise publike”, “Shkaterrimit te prones me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive”.