Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tubimit që u organizua dje në Kukës, ku një grup protestuesish kundërshtuan vizitën e kryeministrit në këtë qark.

Në një reagim në Twitter, kryeministri Rama shkruan se protestuesit e Kukësit ishin 50 figurantë të dërguar nga PD, vetëm për të xhiruar një skenë.

Rama thotë se deri në qershorin e zgjedhjeve lokale të vitit 2019, qielli i Kukësit do të marrë ngjyrën e Rilindjes.

Reagimi i plotë

Më paskan dëbuar nga Kukësi 50 figurantë me tre kapsolla, mbledhur qorrazi për një xhirim të Kinoshqupit;

Të fala nga Shishtaveci dhe kështu me kapsolla ngjyrë Rilindje;e dëbofshi qeverinë deri në qershor, kur edhe qielli i Kukësit do të marrë atë ngjyrë, si krejt Shqipëria.