Gjatë një takimi me banorët në Libofshë të Fierit, kryeministri Edi Rama tha se kjo qeveri ka legalizuar në 8 vite 150 mijë objekte, ndryshe nga qeveria e kaluar që ka legalizuar 21 mijë banesa në 8 vite.

Rama foli edhe për protestën e banoreve te zonës së Astirit, teksa nuk nguroi të sulmojë opozitën. Sipas tij opozita udhëheq protestuesit për të ardhur në pushtet me dhunë, pasi nuk e mundi me votë.

“21 mijë banesa janë legalizuar në 8 vite, kurse ne kemi legalizuar 150 mijë objekte në 4 vite, shumica prej tyre shtëpi.

Ne nuk mund të legalizojmë aty ku është e pamundur. Të gjitha bashkitë kanë prishur, por kurrë nuk ka pasur një protestë të udhëhequr nga opozita për të mbrojtur atë që ligji e ndalon.

Me demek që paskam thënë se shtëpitë nuk do të prishen, nuk është e vërtetë. Ne kemi legalizuar 150 mijë, shumica shtëpia, në katër vite.

Por nuk mund të legalizojmë në kurriz të buxhetit aty ky është e pamundur. Kurrë nuk ka pasur një protestë të udhëhequr nga partitë për një gjë që ligji nuk e lejon. Luftë për pushtet, gjej shesh bëj përshesh.

Edi Ramën nuk e mundim dot me votë dhe hajde të bëjmë këto, ti vëmë flakën.”-tha Rama.

Kryeministri Rama ka deklaruar se nuk do të ketë më sorollatje të qytetarëve për pronën e tyre pasi kjo do të zgjidhet duke shkrirë në një Hipotekën dhe Aluiznin duke krijuar Agjencinë Kombëtare të Trajtimit të Pronave.

Shefi i qeverisë përsëriti faktin se nuk do të ketë asnjë legalizim, aty ku ligjin e ndalon një gjë të tillë.

“Mbyllim procesin e legalizimeve, por siç do të flasë më në detaje edhe ministrja e Drejtësisë, këtu në këtë zonë do mbyllim procesin e Legalizimit.

Njerëzit e dinë se çfarë kanë hequr shko tek Hipoteka shko tek Aluizni, një tmerr pa fund, që ne e kemi trajtuar dhe lehtësira, por nuk e kemi zhbërë, por kjo do të marrë fund me këtë reformë për mes Agjencisë Kombëtare të trajtimit të Pronës.

Ky është një mekanizmin, por brenda saj do të ketë një mekanizëm, saktësisht një avokat”, tha Rama.

Gjithashtu Rama theksoi faktin se në zonën e Libofshës ka përfunduar procesi i legalizimit, por shtoi se ka disa godina që nuk kanë marrë një të tillë, pasi ligji e pengon këtë.

“Qytetarët do ta përdorin pa shkuar më parë në gjykatë. Sot ne e çelin këtë proces se së shpejti drafti i ri do të shkojë në parlament dhe brenda 6 mujorit të vitit të ardhshëm do të kemi një adresë të re, pas kaq shumë historish me problemet e pronës.

Disa të dhëna ia vlejnë, pasi ky takim ishte planifikuar më parë. Procesi i legalizimit këtu është mbyllur, por ka godina që nuk legalizohen pasi këtë e bllokon ligji.

Nga ana tjetër kam mirëkuptim për këta njerëz dhe kthimi i këtyre pronave tek publiku dhe komuniteti do të bëhet mbi bazën e trajtimeve njerëzore, kur bëhet fjalë për strehë për shtëpi. Ne kemi vendosur banuesin e qerasë.

Nuk mund të legalizoj dot kur ndërtohet aty ku nuk lejohet”, shtoi Rama.

Artikulli paraprakKULT – EDMOND MHILLI
Artikulli tjetërHEKURUDHA GREQI-SHQIPËRI, ZHVILLOHET TAKIMI I PARË DYPALËSH