61 është numri i protestuesve të proceduar nga Policia e Tiranës, pas protestës së djeshme të opozitës.
Policia bën me dije se 37 persona janë arrestuar dhe 23 janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa në mesin e të proceduarve është edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, si organizator i protestës të zhvilluar ditën e djeshme.

Gjatë protestës së djeshme kanë mbetur të lënduar nga veprimet e dhunshme 5 punonjës policie të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme”,- njofton policia.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.