Studentët po protestojnë edhe përgjatë ditës së sotme. Në ditën e tretë të protestës për këtë vit, studentët janë përplasur me rojet e Universitetit Politeknik të Tiranës, por menjëherë më pas ka ndërhyrë edhe policia.

Është tensionuar protesta e studentëve në ditën e tretë për këtë vit. Studentët kanë tentuar të nxjerrin jashtë universiteteve bankat dhe karriget,

por kanë hasur me rezistencën e rojeve private, të cilët menjëherë më pas kanë njoftuar policinë.’

“Studentët na thanë se kishin hyrë në universitetet për të nxjerrë bankat dhe karriget, por kanë hasur me rezistencën e rojeve private.

Rojet kanë lajmëruar policinë me pretendimin se studentët i kanë dhunuar. Në universitetin Politeknik të Tiranës ka patur përplasje verbale mes studentëve dhe rojeve të sigurisë.

Ata akuzojnë dekanin e universitetit që frymëzoi përplasjen e tyre me rojet. Duhet të presin se çfarë duhet të ndodhë nga momenti në moment. Nuk dihet vetëm nëse do bëhet një bojkot apo bashkë me bojkotin do t’i bashkohen protestës para kryeministrisë.

Studentët po diskutojnë me njëri tjetrin me konsensus nëse do t’i bashkohen protestës”

Pavarësisht temperaturave të ulëta deri nën zero, studentët duken të vendosur në kauzën e tyre, për plotësimin e kërkesave, që nga ulja e tarifave, deri tek pezullimi i ligjit të Arsimit të Lartë.