Ndryshimet klimatikë janë kthyer në një shqetësim për qytetarët në mbarë botën, për shkak të rreziqeve që kanë ardhur e mund të vijnë si pasojë e tyre.

Situata ëshë bërë më serioze në Londër, ku dhjetëra protestues kanë bllokuar rrugët dhe kanë penguar zhvillimin normal të tregtisë duke kërkuar që të merren masa kundër krizës ekologjike.

Duke thënë se situata mund të dalë jashtë kontrollit, ata kanë bllokuar urën “Waterloo” dhe qëndruan për disa orë aty.

Në mënyrë simbolike, ata vendosën pemë dhe lule e ndërtuan një park të vogël mbi urë si nevojë e promovimit të gjelbërimit. Protesta pati edhe zona të tjera të Londrës, ndërsa paralajmërohet se ato do të zgjasin disa javë. Një mësuese në pension nga Somerseti shprehu shqetësimin e saj për atë që po i ndodh planetit.

“Jemi në tehun e thikës dhe m’u duk e nevojshme të dal jashtë e jo vetëm të rri në kafe duke folur për këtë çështje”, tha ajo.

Dashurinë për natyrën thotë se e ka të trashëguar nga prindërit e saj, ndërsa kërkon që njerëzit ta kuptojnë se ç’rrezik i kanoset planetit nëse nuk merren masa. Protesta është vazhdimësi e fushatës botërore për mbrojtjen e mjedisit. Ditët në vijim pritet që protesta të tilla të mbahen në 80 qytete të 33 shteteve në mbarë botën.

Një përfaqësues i protestës mbi “Waerloo” tha se kjo protestë nuk bëhet me qëllim për të dëmtuar dikë, por mosreagimi 30-vjeçar i qeverive, nuk la zgjidhje tjetër.

Artikulli paraprakTURQI, SEKUESTROHET 5 TON DROGË
Artikulli tjetërBIE ZJARR NË KATEDRALEN ‘NOTRE-DAME’ TË PARISIT