Teksa protestat në Hong Kong vazhdojnë, liderja e shtetit Carrie Lam deklaroi se brenda kampusit universitar ndodhen rreth 100 studentë.

Ajo insiston që protestuesit brenda godinës të dorëzohen teksa deklaron se ditën e djeshme 600 persona u arrestuan.

Ndër to ishin rreth 200 studentë nën moshën 18 vjeçare dhe nuk do të dënohen po rrezikojnë një të tillë në të ardhmen.

Përplasjet në kampusin universitar kanë qenë më intensive që janë rregjistruar gjatë protestave që kanë përfshirë Hong Kongun.

Demonstruesit përdorën armë të improvizuara si bomba molotov, harqe e shigjeta. Pas vetëm dy ditësh ngujimi brenda universitetit, shumë prej protestuesve tentuan të largohen nga rrethimi i kampusit.

Artikulli paraprakSEKUESTROHET DROGË ME VLERË 840 MIJË EURO, NË PRANGA 4 SHQIPTARË DHE NJË GREK
Artikulli tjetërGARA PËR KRYEPROKUROR, ARTA MARKU KËRKESË PËR INFORMACION PËR MËNYRËN E VLERËSIMIT