Një protestë u zhvillua pasditen e së enjtes para godinës së Bashkisë së Tiranës. Qytetarët e Tiranës i janë përgjigjur thirrjes së opozitës, duke protestuar në qendër të Tiranës.

Dhjetëra qytetarë kanë kërkuar largimin e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa u shprehën se “politikanëve të korruptuar u ka ardhur dita për t’u larguar nga vendi”.

Me pankarta në duar “E duam bashkinë pa Erion Velinë”, “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën”, “Rama e Veliaj të ikin nga Shqipëria”, ata u shprehën se përballja e madhe me qeverinë do të jetë ajo e 16 shkurtit.

Për më shumë se 30 minuta, protestuesit kanë bllokuar rrugën mes Bashkisë së Tiranës dhe Teatrit Kombëtar, duke hedhur parulla kundër qeverisë.

Artikulli paraprakSULMOHET NGA QENTË, NDËRRON JETË 64-VJEÇARJA
Artikulli tjetërU PËRDHUNUA NGA MËSUESI, U ABUZUA DHE NGA POLICI, NËN HETIM EDHE MJEKU QË I BËRI ABORTIN