Mbështetës të Partisë Demokratike protestuan pasditen e kësaj të hëne në Rrogozhinë duke bllokuar autostradën Kavajë-Lushnje.

Dega lokale e PD kishte organizuar një tubim kundër qeverisë për çmimet e larta, mungesën e vendeve të punës si dhe largimin e të rinjve të cilët nuk shohin perspektivë në Shqipëri.

Protestuesit kanë bllokuar autostradën në të dy anët e saj, pranë rrethrrotullimit të Rrogozhinës, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve. Sipas zyrës së shtypit të Partisë Demokratike, protesta detyroi Ramën të devijojë rrugë.

Eskorta e kryeministrit është bllokuar nga qytetarët në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, ndërsa ishte nisur për në Lushnje. Po sipas PD, eskorta e kreut të qeverisë është detyruar të ndjekë rrugën dytësore për të vijuar udhëtimin.

Artikulli paraprakAMBASADORI SORECA: TANI QË MOTORI PO NDIZET DO KEMI SPAK, BKH DHE GJYKATË KUSHTETUESE
Artikulli tjetërZHDUKET 13-VJEÇARJA SHQIPTARE, POLICIA BRITANIKE KËRKON NDIHMËN E PUBLIKUT