Në Teatrin “Migjeni”, në Shkodër mbrëmjen e së martes janë bërë edhe provat gjenerale për shfaqjen “Tartufi”, që vjen me regjinë nga Kushtrim Bekteshi.

Komedia e famshme e Molierit, “Tartufi” rikthehet në skenën shqiptare ku kësaj here është trupa e teatrit “Migjeni”, e cila do ta sjellë në skenë si premierë në sezonin e ri. Një tekst i cili në thelb të kritikës së tij ka luftën ndaj hipokrizisë e fshehur në shumë shtresa shoqërore, si ato fetare, politike, akademike ku në përfundim të gjithë ata që do e ndjekin këtë shfaqe do të ndihen sado pak “Tartuf”.

Ndërsa në këtë komedi janë pothuajse pjesa më e madhe e aktorëve të teatrit si Rita Gjeka, Merita Smaja, Enver Hyseni, Pjerin Vlashi etj. Komedia “Tartufi” sjell për herë të parë në Shkodër një bashkëpunim të gjerë kombëtar duke bashkuar gjithë trojet shqiptare si Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Premiere “Tartufit” të famshëm të “Molierit” do të shfaqet me 15 shtator në Teatrin “Migjeni” të Shkodër.

Artikulli paraprakGJYKATA “ARREST ME BURG” PËR EFEKTIVËT
Artikulli tjetërVARFËRIA ULET KËMBËKRYQ TEK FAMILJA ZEKAJ