2710 NXËNËS TË KLASAVE TË NËNTA NË QARKUN E SHKODRËS MORËN PJESË. Paralel me provimet e matures shteterore po realizohen edhe provimet e lirimit te cilat jane po kaq te rendesishme sa i takon kalimit nga nja nivel arsimi ne nje tjeter. Keshtu nxenesit e klasave te nenta ne te gjithe vendin filluan kete te shtunde provimet e lirimit.

Rreth 2710 nxenes ne Qarkun e Shkodres realizuan provimin e pare te lirimit ate te gjuhes se huaj anglisht. Ndryshe nga vitet e tjera kete vit gjuha e huaj ishte nje provim i detyruar kjo ne kuader te politikave per unifikimin e arsimit shqiptar me ate perendimor europian. Si rrjedhoje e kesaj nisme ndermarre nga MAS gjate ketij viti nxenesit e klasave te nenta ne te gjithe vendin kane realizuar me shume ore mesimi ne lenden e gjuhes angleze dhe kane realizuar ore ekstra konsultimesh per tu parapergatitur per kete provim tashme te detyrueshem per to. Rezultatet e provimit te pare te lirimit pritet te behen publike brenda dy javeve ne te gjitha qytetet nderkohe nxenesit do pergatiten per provimet e Gjuhes Shqipe e Letersise dhe Matematikes perkatesisht ne datat 11 dhe 16 qershor. Nxenesit e klasave te nenta i nenshtrohen provimeve te lirimit per te testuar keshtu njohurite e marra gjate 9 viteve dhe per te perfituar nga mundesite qe ofron arsimi i mesem ne vend qofte ky i pergjithshem apo profesional.