Maturantët në të gjithë vendin do të zhvillojnë sot provimin e tretë. Rreth 37 mije nxënës do të testojnë ditën e sotme njohuritë e tyre në lëndën e Matematikës.

Ky është provimi i tretë i Maturës Shtetërore, pasi më parë kanë dhënë dy provimet e tjera, Gjuhën e Huaj dhe Gjuhën Shqipe e Letërsinë.

Matematika është provimi i tretë, ndërsa i fundit është ai me zgjedhje në datë 20 qershor. Maturantët janë shprehur më parë se koha e përgatitjes nga një provim në tjetrin ka qenë e pamjaftueshme.

Për të siguruar mbarëvajtjen e provimit në 206 shkolla të mesme në të gjithë vendin janë vendosur në gatishmëri 560 efektivë të Policisë së Shtetit.

Artikulli paraprakSHQIPËRI: STUDIMI, QINDRA FAMILJE TË PREKURA NGA GJAKMARRJA
Artikulli tjetërARTISTËT PARALAJMËROJNË: TË PREMTEN UZURPOJMË TEATRIN. NDRENIKA: TË NISIM LUFTËN