Paraditen e sotme ka pasur një situatë mjaft të tensionuar mes shqiptarëve dhe policisë malazeze në Komunën e Ulqinit, ndërsa shkak për këtë është bërë mitropoliti Amfillohija. S Disa persona kanë deklaruar se Shasi, (pjesë e trojeve shqiptare) është tokë serbe.

Amfillohija mbërriti në tokën ku ka pasur rreth 365 kisha katolike shqiptare dhe i ka pagëzuar ato si kisha serbe. Të revoltuar, banorët nuk i kanë kursyer ofendimet dhe sharjet ndaj priftit duke dalë në mbrojtje të identitetit të tyre shqiptar.

”Nuk jeni të mirë se ardhur në këtë mënyrë. Këto objekte janë tonat, ne i kemi ruajtur dhe ne do tu ruajmë” u shprehën ndër të tjera shqiptarët. Pas tensioneve rruga u zhbllokua rruga për të kaluar ndjekësit e Kishës ortodokse serbe dhe u bllokua kalimi i banorëve vendas për në lokalitetin arkeologjik.

Mitropoliti malazez njihet për deklaratat e tij anti shqiptare, të cilat i kanë bërë edhe në Shkodër duke sjellë debate të shumta pak kohë më parë.