Partia Socialiste u bë 27 vjeç. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e festoi në Shkodër këtë përvjetor. Ai fryu qirinjtë e tortës në ditëlindjen e 27-të të socialistëve.

Me dhjetra anëtarë të PS Shkodër, themelues të saj, ish-kryetar dhe ish-kandidatë bashkë me eksponentë të sotëm e të rinjtë e FRESSH morën pjesë në 27 vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, njëkohësh koordinator i PS për Shkodrën në urimin e tij tha se socialistën dhanë kontribut për pluralizmin në Shqipëri..

Ditëlindja e 27-të e PS-së përkon me bisedimet për antarësim të Shqipërisë në familjen europiane ndërsa në fund të qershorit pritet përgjigja për hapjen e negociatave me BE. Ky proces thotë ministri Bushati i përket mbarë shqiptarëve.

Socialistës e Shkodrës u kujdesën që festën e 27-vjetorit të partisë së tyre ta zhvillojnë në një mjedis thuajse përballë bashkisë Shkodër.

Ndoshta një mesazh kur gjithnjë e më shumë po afrojnë zgjedhjet vendore të 2019 dhe PS synon të shpallet fituese për herë të parë në një qytet si Shkodra ku për 27 vite ka udhëhequr e djathta.