Përplasja mes PS-së dhe LSI-së tashmë po zyrtarizohet çdo ditë e më shumë.

Kësaj deklarate të Elisa Spiropalit nga Shkodra se nuk kemi nevojë për qeveri besimi të pabesive i është përgjigjur anëtari i Kryesisë së LSI-së Dritan Ylli lidhur me deklaratën e saj në krah të Edi Ramës. Dritan Ylli ka reaguar përmes faqes së tij në facebook duke thënë se “dikush tha në Shkodër, që nuk duam “qeverinë e besimit, të pabesive. Por, a ka pabesi më të madhe të flasësh në Shkodër, djepin e demokracisë dhe të pluralizmit, me retorikë përjashtuese dhe arrogante? A ka provokim më të idhtë për shkodranët dhe gjithë shqiptarët të kërkosh të kthesh mbrapa historinë e të hysh në zgjedhje pa opozitën, pavarësisht emrit të forcës politike që përfaqëson atë?

Në Shkodër e dinë më mirë se kudo tjetër, çdo të thotë drejtësi, pa pluralizëm, cdo të thotë drejtësi e njëanshme. Sot, pas 27 vitesh pluralizëm, askush nuk duhet të ketë frikë nga zgjedhjet e lira …Dhe natyrisht as nga drejtësia që buron nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme!”-shkruan Ylli në faqen e tij në facebook. Dritan Ylli mban postin e kryeinspektorit të inspektoriatit të punës. Përpara kësaj përplasjeje deputeti Namik Kopliku tha LSI tradhëtoi elektoratin e majtë dhe se PS dhe LSI duhet të dalin veçmas në zgjedhje. Kjo deklaratë gjeti replikën e Emiljano Aleksit, këshilltarit të Ilir Metës. Pas deputeti Kopliku ishte radha e koordinatorit të PS në Shkodër Ditmir Bushati i cili tha se dy forcat politika që qeverisën në këto 4 vite tashmë ndajnë pikëpamje të ndryshme për krizën politike.

Artikulli paraprakÇFARË THA VOLTANA ADEMI PËR URËN E BUNËS
Artikulli tjetërRAMA NGA SHKODRA : ATA QË NGUJOHEN NË ÇADËR KANE NJË FAJ PËR TË LARË