Opozita dhe maxhoranca përplasen në Bruksel. Partia Demokratike kërkon zyrtarisht edhe në Parlamentin Europian, largimin e Taulant Ballës si bashkëkryetar i delegacionit shqiptar në PE.

Në mbledhjen e Komisionit të Përbashkët Ndërparlamentar Shqipëri-BE, në Bruksel, nënkryetar i delegacionit nga opozita, ka thënë në fjalën e tij se opozita ka bërë një kërkesë për përjashtimin e Taulant Ballës nga delegacioni shqiptar, pasi akuzohet për lidhje me krimin e organizuar.

Edi Rama nguli kembë, ndoshta më shumë nga halli sesa nga qejfi, që Taulant Balla të mbetet fytyra parlamentare e Shqipërisë kundrejt Parlamentit Europian e Bashkimit Europian.

Kjo është mënyra më efektive për të diskredituar Shqipërinë para Europës mbasi i mbushën radhët e deputetëve e kryebashkiakëve socialistë me soj e sorollop banditësh. Pse duhet që i pari i delegacionit parlamentar në Bruksel të jetë boçe e brekushe me begot, beçot, rrajot e të tjerë si ata. Apo tani që na doli ministri për Europën në biseda me bandat kush pyet për Taulantin.

Ne nuk mund të rrijmë e të votojmë deklarata me thirrje kundër krimit te korrupsionit me Ballën në presidium. Eurodeputetët mund të mos kenë mekanizëm procedural për ta larguar Ballën. Por, siç e thanë, do zenë hundën me dorë e vazhdojnë një orë punë.

Dhe po i kerkojnë llogari ekzekutivit të tyre për skandalet e shumta të Balles.Edhe pseb kjo është hera e fundit me Ballen bashkryetar ne këtë parlament. Me Ballën shef delegacioni parlamentar sabotohet integrimin europian dhe silurohet hapja e negociatave vitin tjetër.

Ka qenë kryetarja e delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri, eurodeputetja Monika Macovei, e cila i ka ndërprerë fjalën Pollos, duke i kujtuar se akuzat e tij janë provuar si të pavërteta.

Këto që thoni, është provuar që nuk janë të vërteta. Opozita iku që në fillim të mbledhjes duke dëshmuar se ishin përgatitur për këtë bojkot.Opozita duhet të ishte këtu për shqiptarët jo për partinë.

Akuzave të opozitës iu përgjigj edhe vetë Balla i cili tha se nëse akuzat e Pollos ndaj tij provohen si të vërteta, ai është i gatshëm të përballet me Gjykatën e Brukselit.
Mesa duket ju të gjithë që jeni këtu e doni vendin tim më shumë sesa opozita jonë, për fat të keq dhe për këtë më vjen keq. Por unë deklaroj se nëse qoftë dhe një nga ato akuza që Pollo hodhi kundër meje, është e vërtete, atëherë jam gati të përballem me gjykatën e Brukselit.
Pas denoncimit të deputeti demokrat Genc Pollo për Taulant Ballën, përfaqësuesit e opozitës janë larguar nga mbledhja.

Ndërkohë, më herët reagoi kryetari i grupit parlamentar socialist, njëherazi bashkëkryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, BE-Shqipëri, Taulant Balla, i kërkoi Lulzim Bashës të urdhërojë deputetët që të tërheqin kërkesën e tyre në Parlamentin Europian. Balla tha se shfaqja e deputetëve të opozitës në PE po turpëronte vendin.

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Eduart Kukan, pas deklaratave të opozitës në këtë parlament, ka shprehur keqardhjen e tij për veprimet e opozitës.

Mësohet se Kukan është shprehur se këto çështje, mes opozitës dhe mazhorancës duhet të diskutohen dhe zgjidhen në Parlamentin e Shqipërisë, dhe jo në atë të Europës.

“Këto çështje diskutohen dhe zgjidhen në parlamentin shqiptar, jo në parlamentin europian. Keqardhje për deklaratën dhe largimin e opozitës.”-mësohet të jetë shprehur Kukan