Partia Socialiste e Shkodrës ka thirrur Asamblenë e Qytetit për të diskutuar lidhur me rezultatin në zgjedhjet lokale të 2015-ës. Mbledhja e asamblesë u zhvillua me dyer të mbyllura pa praninë e mediave. Në këtë asamble që ishte thirrur nga deputeti Namik Kopliku morën pjesë përveç antarëve të asamblesë kryetari i PS Andi Halluni, koordinatori Luan Heta, Keti Bazhdari që kandidoi për Bashkinë Shkodër dhe deputetja Mimoza Hafizi.

Në përfundim kryetari i PS qytet Andi Halluni nuk pranoi të komentojë. Keti Bazhdari pas zhvillimit të asamblesë e quajti normale mbledhjen edhe pse kishte debate. Koordinatori Luan Heta deklaroi se në PS-në e Shkodrës duhet medoemos të bëhen zgjedhje si i vetmi shpëtim për socialistët. Pas asamblesë për qytetin, socialistët pritet që të bëjnë të tjera takime për të përmbyllur analizën e humbjes me 21 qershor.

Artikulli paraprakRAMA: SHQIPËRIA JO VETOS PËR MAQEDONINË
Artikulli tjetërDEPUTETI KOPLIKU: KETI BAZHDARI E LUAN HETA MIQTË E MI