PS tërheq dy projekt-ligjet për dekoratat e importin e mbetjeve

Qeveria “Rama” është tërhequr nga dy projektligjet për dekoratat dhe importin e mbetjeve që u futën në programin e punës së Kuvendit. Dy projektligjet e shumë diskutuara për heqjen e dekoratave për ish-diktatorin Enver Hoxha dhe bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit dhe dekreti për menaxhimin e integruar të mbetjeve rindezën debatin në opinion publik pasi u përfshinë në punimet e Kuvendit, por tashmë nuk do të jenë pjesë e nismave ligjore që do të diskutohen. Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla në një status në Facebook konfirmoi se nuk do të ketë projekt-ligj për dekoratat apo për mbetjet që do të diskutohet në Kuvendin e Shqipërisë. Balla deklaron se dy projektligjet, PS do i rikthejë në publik për një debat shterues, bazuar në argumente jo në akuza dhe në arsye jo në mllef. “Nuk ka më projekt-ligj për dekoratat apo për mbetjet. Grupi Parlamentar Socialist do t’i rikthejë në publik për një debat shterrues, bazuar në argumente jo në akuza dhe në arsye jo në mllef. Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm ka filluar” deklaron Taulant Balla. Kështu edhe pse u bë pjesë e programit të punës së Kuvendit dy projekt ligjet e shumë diskutuara janë tërhequr. Dekoratat, çfarë parashikonte projektligji Pjesë e programit të punimeve të Kuvendit, në periudhën 18 shtator deri në 13 tetor 2017 ishte përfshirë nisma ligjore e propozuar nga kryeministri Edi Rama, e cila parashikon heqjen e dekoratave, titujve dhe medaljeve për diktatorin Enver Hoxha, bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit, funksionarët që kanë shërbyer në sistemin komunist si dhe për disa antifashistë të parë, pra për veteranë të luftës, të cilët kanë mbajtur funksione të rëndësishme në regjimin komunist, por sot Balla deklaroi se PS është tërhequr nga projektligji duke deklaruar se me pare do te kete nje debat shterues. Dekreti i Nishanit per ligjin e mbetjeve Përpos dekoratave në Kuvend ishte futur edhe dekreti i Nishanit për ligjin e mbetjeve. Pas kthimit të dekretit nga Bujar Nishani, qeveria “Rama 2” e ripopozoi duke filluar procedurat për ta kaluar në Kuvend, por tashmë Balla deklaroi se më parë do të ketë një debat shterues me publikun.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA NE ALEANCËN PËR NDALIMIN E TREGTISË SË MALLRAVE QË PËRDOREN PËR TORTURA
Artikulli tjetërTONIGHT – 19.09.2017 – VOLTANA ADEMI