Partia Socialiste e Shqipërisë ka zyrtarizuar listën me emrat e kandidatëve për bashkitë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Emrat u vulosën në mbledhjen e sotme të Kryesisë së socialistëve pas takimit me drejtuesit politikë të cdo qarku.Për qarkun e Shkodrës janë zyrtarizuar 5 kandidatura. Për bashkinë Shkodër është zyrtarizuar

Qarku SHKODËR

1. Shkodër Valdrin Pjetri
2. Fushë-Arrëz Fran Tuci
3. Malësi e Madhe Tonin Marinaj
4. Pukë Gjon Gjoni
5. Vau i Dejës Mark Babani

Në përfundim të mbledhjes, kryeministri Edi Rama u shpreh se kandidatët për bashkitë dhe këshilltarët do të prezantohen nesër nga drejtuesit politikë në cdo qark, ndërsa shtoi se tashmë PS-ja është gati për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Të hënën e 13 Majit është dhe afati i fundit për regjistrimin në KQZ të kandidatëve për kryetar bashkie dhe kandidateve për këshilltarë bashkiak. Opozita jo vetëm që ka bojkotuar duke mos u regjistruar, por ka paralajmëruar se nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve, ndërkohë që Rama u ka kujtuar Kodin Penal.