Pas rasteve të fundit të abuzimeve seksuale të paraqitura në media kohët e fundit edhe në qytetin e Shkodrës dyshohet se ka patur ngjarje të tilla. Psikologia klinike Loreta Tomaj tregon se disa prindër i kanë bërë të ditur se fëmijët e tyre janë abuzuar seksualisht ndërsa këta prindërit kanë zgjedhur që të mos bëjnë denoncime në polici

Sipas psikologes në shumë raste të abuzimeve seksuale një shqetësim është mungesa e komunikimit mes prindërve me fëmijët dhe anasjelltas

Psikologia Loreta Tomaj këshillon prindërit që të rrinë sa më afër fëmijëve duke krijuar një raport sa më shoqëror për të ndarë të gjithë problemet që mund të kenë

Për të parandaluar fenomenin e abuzimeve seksuale i cili po ndodh vazhdimisht në Shqipëri është e rëndësishme të rritet ndërgjegjësimi i gjithë shoqërisë por edhe forcimi i institucioneve.

Artikulli paraprakSHKODËR, ASAMBLEJA E UNIVERSITETIT: HIQNI NOTËN MESATARE
Artikulli tjetërPËRDHUNIMI I 15-VJEÇARES/ RAMA: HIENAT E ÇAKEJT E PËRDORËN TË MITURËN PËR T’I RËNË TË TJERËVE