Punonjësit e ish-fabrikës së duhanit në qytetin e Shkodrës kanë 22 muaj pa marrë pagat të cilat ndonëse i janë premtuar nga ana e ministrisë së ekonomisë dhe financave deri tani ende nuk është bërë asgjë.

Në mbështetje të tyre ka dalë bashkimi i sindikatave të pamvarura për qarkun e Shkodrës .

Kreu i saj Albert Tuka i kërkon shtetit që të marrë në konsideratë këta 6 punonjës të administratës të cilët janë të vetmit që kanë mbetur aty duke mbrojtur me cdo kush godinat e shkatërruara.

Për juristen e kësaj fabrike Pranvera Bajraktari kjo nuk është aspak normale përderisa shteti ka nënshkruar një kontratë mes tij dhe punëdhënësve

Ndërsa njëri prej punonjësve të administratës Sabri Spahija është dëmtuar në këmbë duke dashur që të mbrojë vendin e punës dhe më absurdja është sepse ati nuk i janë paguar sigurimet shoqërore dhe as ata shëndetësore.

Ai apelon për ndihmë pasi familja është në kushte tejet të vështira ekonomike

Në rast se nuk marrin asnjë përgjigje institucionale atëherë ata thonë se do të përshkallëzojnë kërkesat deri në protesta bashkë me bashkimin e sindikatave të pavarura

Artikulli paraprakLEZHË, NIS RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS SË KALASË
Artikulli tjetërSHKODËR, KONCERTI GALA “NDËRMENDJE 2018”