Pas kronikës e cila u transmetua pak ditë më parë në Star Plus që bënte fjalë për kushtet e vështira në të cilën ndodhet familja Kaci nga Lezha me 5 anëtarë, qytetarë të ndryshëm janë sensibilizuar.

Per familjen ne kushte skandaloze dhe ne pamundesi ekonomike dhe me te semure, nje kompani private nga Shkodra ka sjelle produkte ushqimore bazike, ndersa po kjo kompani do ti siguroje familjes ne fjale ushqime per cdo muaj, per nje periudhe kohe.

Gjithashtu nje tjeter Biznes ne Lezhe ka marre persiper qe ti paguaj per nje vite qerane e shtepise familjes Kaci, si dhe te nderhyrje ne rikonstruksionin e pjesshem te baneses gjysme te shkaterruar dhe aspak normale.

Per nje moment per te zonjes se shtepise Roza Kaci, u pa buzeqeshja ne fytyren e saj, ndersa nuk la pa falenderuar te gjithe qe po i gjenden prane ne keto dite te veshtira te jetes se saj.

Edhe zyra Punes ne Lezhe ka marre te gjitha masat me ndermjetesimin e Zv. Ministres Ardiana Jakut qe kryefamiljarit ti sigurohet nje vend pune, per sigurimin e te ardhura te nevojshme per familjen.5 anetare te kesaj familje jetojne ne nje shtepi te rrenuar me qera,

ndersa te ardhurat e femijeve qe trajtohen me ndihme nga shteti sherbejne per mbajtur frymen gjalle. Femijet autik,me i madhi 8 vjec, duket se krahas rriskut te zhvillimit, duhet te vuajne pasojat e nje varferia ekstreme qe pak kush mund ta besoje pa e pare nga afer.