Ministria e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka publikuar ditën e sotme datat e regjistrimeve të aplikantëve për studime bachelor në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Deri ditën e nesërme është afati i fundit për të dorëzuar dokumentacionit, dhe më pas do t’i nënshtrohen kontrollit shëndetësor dhe testit fizik. Në fund do të jetë marrja në intervistë.

“Datat e regjistrimeve të aplikantëve për studime bachelor në Akademinë e Forcave të Armatosura:

7 deri 11 gusht

Dorëzimi i dokumentacionit pranë Sekretarisë Mësimore të AFA (Adresa: ish-Shkolla e Bashkuar, Tiranë) 08:00-16:30

13 deri 14 gusht

Kontrolli shëndetësor dhe testi fizik

18 -19 gusht

Kryerja e intervistës”, njofton Xhaçka.

Deri më tani 675 maturantë të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm këtë vit, kanë zgjedhur të studiojnë pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, që në tetor hap për herë të parë programin bachelor, teksa ministrja ka premtuar se punësimi i tyre është i sigurt.