Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë takimin e tretë në Ligën e Kombeve, ku përballë do të gjej Izraelin në një takim të vlefshëm për League C, grupi i parë.

Kuqezinjtë e Christian Panuccit vijnë pas një ecurie aspak pozitive në takimet e fundit, ndërkohë që dueli me izraelitët vjen në momentin e duhur, pasi Izreali është një kundërshtarëshumë i njohur për kombëtaren tonë, ku i ka mposhtur në dy raste dhe ka humbur një në takimet e dy viteve të fundit.

Për këtë tekniku italian i ka dhënë fund eksperimenteve dhe i ka besuar ekperiencës së lojtarëve në dispozicion për të dalë me një rezultat pozitiv nga transferta e Beer Sheva.

Në një grup të ekuilibruar si ky i joni, me tre skuadrat pjesëmarrëse që numërojnë plot 3 pikë pas dy takimeve (Skocia, Izraeli dhe Shqipëria) ky 90 minutësh do të ishte dhe deciziv për të ardhmen e kombëtareve.

Me takimin që është programuar për të startuar në orën 20:45, dy teknikët kanë publikuar formacionet që do të hedhin në fushë. Shqipëria do të luajë me një model 3-5-2, ku një fanellë titullari do e ketë dhe debutuesi, Myrto Uzuni.

Formacionii Shqiperise : Ne porte Tomas Strakosha, mbrojtes Hysaj, Gjimshiti, Mavraj dhe Binaku, ne mesfushe : Xhaka, Basha dhe Memushaj, ne sulm Balja, Grezda e Uzuni.,Ndeshja për Ligën e Kombeve në 20:45 në Ber Sheva.