Mbrëmjen e 10 janarit, në stadiumin e ri kombëtar “Air Albania Stadium” u organizua një turne miqësor mes legjendave të kombëtares shqiptare, asaj turke të vitit 2002, kampionëve të Europës, Greqisë 2004 dhe Italisë kampione bote në vitin 2006.

Turne ku fitimet shkojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima.

Sindikata e futbollistëve profesionist Shqiptar informon se 6100 tifozët që ishin në stadium për këtë organizim janë mbledhur 56 milionë lekë të vjetra.

“Sindikata e futbollisteve profesioniste Shqiptare informon me shume kenaqesi se ka perfunduar procesi I arketimit te te ardhurave nga shitja e biletave per turneun miqesor qe zhvilluam kete janar ne kuader te mledhjes se fondeve per bamiresi me qellim ndihmen e komunitetit te prekur nga termeti i rende qe ra na vendin tone ne nentor.

Shuma totale e perftuar nga ata qe ishin ate dite te pranishem ne stadium eshte 5.591.775 leke te reja.

Duke dashur te falenderojme edhe njehere ate pjese e publikut qe e ndjeu dhe qendroi ate dite neper shkalle, nje falenderim I ngrohte I shkon te gjithe sindikatave homologe qe erdhen e morren pjese, ashtu sikunder duhet te pershendesim te gjithe ish lotjaret e Kombetares qe kontribuan ne kete event me shpenzimet e tyre dhe padiskutim Federaten Shqiptare te Futbollit qe mundesoi impiantin per te ofruar nje mbremje sa me komode.

Sindikata e Futbollisteve kerkon te informoje te gjihe opinionin publik qe transparenca ne lidhje me fondet do jete nje detyrim kryesor I yni dhe ne ditet ne vijim do informojme zyrtarisht se ne cilen zone dhe konkretisht ne cilat ndertesa do ndimojme me rindertim apo rikonstruksione te ndryshme.

Duke e ditur fort mire se ndoshta mungesa e pervojes na ka bere te mos jemi brilane ne kete organizim te pare, pemtojme qe do jemi gjithnje e me te kujdesshem per te mos prodhuar polemika e diskutime, por njeherazi kerkojme nga te gjithe ju me shume mirekuptim duke pasur parasysh qe ne fund te fundit ishim aty per te dhene dhe ne kontributin tone per nje pjese te popullit qe ende vuan dhe lengon nga dhimbja, qe shkaktoi ajo fatkeqesi natyre. Zoti na bekoftë,” thuhet në njoftimin e Sindikatës.

Artikulli paraprakARRESTIMET PAS TËRMETIT: VERIFIKOHEN DHE KOPSHTET DHE SHKOLLAT E KRYEQYTETIT
Artikulli tjetërBASHA PAS TAKIMIT ME KOMISIONERIN PËR ZGJERIM:“GJETËM DAKORDËSI PËR DY OBJEKTIVA MADHORE”