Gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi ka publikuar një material audio të Faik Konicës.

Ai thotë se materiali zanor është i papublikuar më parë dhe bëhet fjalë për një intervistë që Konica ka dhënë për radion NBC 80 vjet më parë.

Po ju paraqes një material zanor të pa publikuar ndonjëherë.
Është intervista e Faik Konicës, ministrit fuqiplotë të Shqipërisë në Uashington dhënë radios amerikane NBC më 8 prill 1939, një ditë pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia.

Kanë kaluar 80 vjet nga ajo ditë. Pushtimi italian ishte një goditje e rëndë për ministrin Konica dhe për të tjerë që i besuan miqësisë së shtirur të Benito Musolinit. Në intervistë, Konica e quan agresionin e Italisë kundër Shqipërisë së pambrojtur “një thikë pas shpine”.

Intervistuesi quhet Hilmar Baukhage, komentator i njohur i asaj kohe. Disa orë përpara bisedës në radio, Baukhage e kishte vizituar Konicën në apartamentin e tij në Hotelin Mayfloëer të Uashingtonit, duke shprehur habi për librat e shumtë që rrethonin ministrin erudit të Shqipërisë.

Ky është i vetmi zë i Konicës që njohim deri më sot. Intervistën po e bëj publike të plotë me lejen e radios NBC në Nju Jork.