Në rrethin e Pukës në mënyrë graduale që nga fillimi i pandemisë numri i të prekurve me COVID-19 ka ardhur duke u shtuar. Deri më tani në total janë 69 të prekur prej të cilëve 2 viktima, 33 të shëruar dhe 34 janë të infektuar aktiv. Drejtori i spitalit të Pukës Enver Sulejmani deklaron se shtimi i rasteve ka ardhur nga moskujdesi i qytetarëve pas hapjes së lëvizjes së lirë. Një prej rasteve më të rënda edhe në rang kombëtar është ndarja nga jeta e mjekut të një qendre shëndetësore në Pukë Hysni Shkjau.

Pas ndarjes nga jeta të mjekut Shkjau, drejtori i spitalit të Pukës Enver Sulejmani thotë se frikë duhet që të kenë të gjithë dhe jo vetëm stafi mjekësor.

Nëse ka qytetarë të infektuar me COVID-19 që lëvizn të lirë në Pukë dhe mund të jenë të pandërgjegjshëm për të qëndruar të izoluar drejtori Sulejmani thotë se është policia ajo që duhet t’i kontrollojë.

Pavarësisht masave nga institucionet e shëndetësisë dhe bashkia Pukë sërish mbetet një prej zonave problematike sa i përket përhapjes së COVID-19 bashkë me qytetin e Shkodrës.