Një 30 vjeçar mbeti i plagosur rëndë dhe më pas humbi jetën si shkak i plagëve. Ngjarja e rëndë ndodhi në Pukë një natë më parë ku fillimisht mbeti i plagosur shtetasi Petrit Biba nga Rubiku i cili pasi u soll në spitalin e Shkodrës nuk arriti që të përballojë plagët.

30 vjeçari po punonte në kantierin e një hidrocentrali në fshatin Kaftall. Plagosja ndodhi në Vrrithë të Pukës kur pas një konflikti me një person tjetër, shtetasin e identifikuar si Enderis Dodaj, 25 vjeç nga Mirdita.

Gjithçka sipas burimeve që ka policia për këtë ngjarje ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes këtyre dy personave, gjë e cila solli plagosjen e rëndë me pasojë vdekjen. Viktima Petrit Biba pas plagosjes u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës.

Sipas burimeve është sjellë fillimisht pa ndjenja në spitalin e Pukës dhe duke paraë gjendjen e rëndë atëherë është transportuar drejt spitalit rajonal të Shkodrës ku humbi jetën gjatë operacionit. Burimet spitalore bëjnë me dije se 30 vjeçari ka marrë plagë të rënda në bark duke mos arritur që të shpëtojë.

Forcat e policisë menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje duke hetuar dhe mbledhur provat për këtë plagosje me pasojë vdekjen. Policia fillimisht identifikoi autorin e vrasjes shtetasin Enderis Doda. Forca të shumta policia menjëherë u vunë në lëvizje për të bërë të mundur gjetjen dhe më pas arrestimin e tij.

Deri më tani policia e Pukës ka lokalizuar vendndodhjen e autorit dhe po punohet për arrestimin e tij ndërsa përveç faktit që kanë patur një konflikt të çastit janë të paqarta arsyet e plota të kësaj ngjarje ku humbi jetën 30 vjeçari Petrit Biba.