Rrethi i Pukës për shkak të fshatrave të thellë malor që ka mbetet një zonë e vështirë për kryerjen e mamografisë nga gratë dhe vajzat atje për kancerin e gjirit. Për shkak të relievit malor drejtori i njësi vendore të kujdesit shëndetësor në Pukë Gjelosh Kasa shprehet se atje është mundësuar mamografia lëvizëse në mënyrë që të gjitha gratë dhe vajzat të bëjnë kontrollin.

Në këtë muaj i cili njihet si tetori rozë, drejtori Kasa shprehet se në Pukë dhe Fushë Arrës janë 170 gra dhe vajza që kanë bërë mamografinë.

Bërja e mamografisë mbetet ende një tabu edhe në zona urbane e aq më tepër në zona malore si Puka ku vështirësitë për të bindur gratë dhe vajzat janë shumë më të mëdha gjë e cila më pas mund të sjellë pasoja fatale për ta në rast se kanceri i gjirit nuk kapet në kohën e duhur.

Artikulli paraprakDRURË PEMËSH NË VEND TË SHTYLLAVE ELEKTRIKE
Artikulli tjetërDREJT PËRFUNDIMIT AKSI RRUGOR RRAGAM – SHELDI