Policia e Shkodrës dhe ajo e Pukës kanë ndaluar shtetasin Enderis Dodaj, 25 vjeç banues në Tiranë i dyshuar për vrasjen e shtetasit Petrit Biba.

Pasi kishin lokalizuar vendndodhjen e autorit të dyshuar efektivët kanë arritur që të ndalojnë 25 vjeçarin i cili ishte fshehur për t’i shpëtuar policisë.

Natën e 8 shkurtit 30 vjeçari Petrit Biba mbeti i plagosur rëndë dhe më pas humbi jetën si shkak i plagëve. Ngjarja e rëndë ndodhi në Pukë ku fillimisht shtetasi Petrit Biba nga Rubiku pasi u soll në spitalin e Shkodrës nuk arriti që të përballojë plagët.

30 vjeçari po punonte në kantierin e një hidrocentrali në fshatin Kaftall. Plagosja ndodhi në Vrrithë të Pukës kur pas një konflikti me një person tjetër, shtetasin e identifikuar si Enderis Dodaj, 25 vjeç nga Mirdita.

Gjithçka sipas burimeve që ka policia për këtë ngjarje ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes këtyre dy personave, gjë e cila solli plagosjen e rëndë me pasojë vdekjen.

Viktima Petrit Biba pas plagosjes u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës. Sipas burimeve është sjellë fillimisht pa ndjenja në spitalin e Pukës dhe duke paraë gjendjen e rëndë atëherë është transportuar drejt spitalit rajonal të Shkodrës ku humbi jetën gjatë operacionit.

Burimet spitalore bëjnë me dije se 30 vjeçari ka marrë plagë të rënda në bark duke mos arritur që të shpëtojë. Forcat e policisë menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje duke hetuar dhe mbledhur provat për këtë plagosje me pasojë vdekjen.

Policia fillimisht identifikoi autorin e vrasjes shtetasin Enderis Doda. Forca të shumta policia menjëherë u vunë në lëvizje për të bërë të mundur gjetjen dhe më pas arrestimin e tij.

Pasi efektivët lokalizuan vendndodhjen e autorit arritën që të bëjnë ndalimin e tij duke qenë se dyshohet për ngjarjen ku humbi jetën 30 vjeçari Petrit Biba.

Artikulli paraprakVELIPOJA NË DIMËR, ME 2 SHËRBIME SHËNDETËSORE
Artikulli tjetërLEZHË, GJENDET TRUPI I 54-VJEÇARIT QË U MBYT