Nga shërbimet e Komisariatit Pukë u bë ndalimi i shtetasit në kërkim, Eduard Lacaj, 25 vjeç, banues në Pukë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, ka kërkuar për këtë shtetas masën e sigurisë « Arrest në burg ».

Shtetasi Eduard Lacaj ka qënë i shpallur në këkim policor nga Komisariati Policisë Pukë, për veprat penat penale « Kultivim i bimëve narkotike », « Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake » dhe « Kundërshtim të punonjësit të Policisë së rendit publik », vepra këto të parashikuara nga Nenet 284/2, 278/4 dhe 236/2 të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprime të metejshme.

Artikulli paraprakÇUNI: PRESIM MATERIALE TË KOHËS SË KOMUNIZMIT
Artikulli tjetërSHKODËR, ASGJESOHEN 15 PARCELA ME 820 RRËNJË BIMË NARKOTIKE