SHKAK BORXHET E SHKAKTUARA NGA HUMBJA E PROÇESEVE GJYQËSORE. Krahas bashkisë se Fushe Arrëzit ne kolaps financiar ndodhet edhe bashkia e Pukës duke përseritur ritualin e përvitshëm te fundvitit.

Nje ser llogarish mësohet se I janë ngrire kësaj bashkie duke bllokuar kështu aktivitetin financiar. Shkak janë bere borgjet e shkaktuara kryesisht nga humbja e proçeseve gjyqesore dhe mos-likujdimi I rregullt I këtyre detyrimeve, çfarë ka quar borgjet e bashkisë ne afro 100 milion leke vetem per zerin e detyrimeve te shkaktuara nga vendimet e gjykatave.

Për pasoje, bashkia e Pukes tani mund te kryej vetëm shërbimet financiar baze, ndërkohe qe llogarit e tjera janë te ngrira ne degen e Thesarit. Situata e krijuar sipas specialisteve mund dhe te mos kishte ndodhur pasi mund te ishin bere marrëveshje me Zyrat Përmbarimore per likujdimin me këste te detyrimeve, por nje gje e till nuk ka ndodhur nga ana e drejtuesve te bashkisë, cfar ka sjell dhe situaten e krijuar duke shkaktuar kolaps financiar te pashmangshëm.

Nese deri tani Permbarimi Shteterore ketu ne Puke ka toleruar bashkinë e Pukes duke mos I vene sekuestro mbi llogarit e saj, tashme nje pjese e vendimeve gjyqesore jane derguar për ekzekutim tek përmbaruesit privat qe sa duket nuk pranojnë kompromise për ngrirje e shkrirje te llogarive sipas deshires. Ne muajit e fundit te vitit bashkia e Pukes duket se do te jete një institucion thjesht per te shperndar paga per punonjes dhe asgje me shume, nderkoh qe ne tentative per te punuar, ajo do te thelloj edhe me nivelin e borgjeve ndaj te tretve.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/M8wtUJKo9yA?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakBUXHETI 2015-të, NESËR NË KUVEND
Artikulli tjetër“GJAKU I ARBRIT” PROVAT NË SKENË