PLUMBA NDAJ SHTETASIT NGA TIRANA, NUK DIHEN MOTIVET. Pritë një automjeti në aksin rrugor Pukë – Vau i Dejës. Makina me targa AA 354 KM, e cila drejtohej nga shtetasi me iniciale E.D. nga Tirana është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.Fatmirësisht asnjë nga plumbat e lëshuar në drejtim të tij nuk e ka prekur, ndërsa janë thyer vetëm dy xhamat e mjetit.

Në vendgjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për ngjarjen.Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një atentat të mundshëm ndaj këtij shtetasi apo tentativë për grabitje. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Njgjarja po ndiqet me grup hetimor nga krimet e renda. Po bashkepunohet me policite e rretheve Puke e Lezhe.