Një roje në Pukë ka rënë pre e një tentative grabitjeje me armë. Ngjarja ka ndodhur në sektorin e minierës së Munellës në qytetin e Pukës.

Sipas burimeve policore dy persona që ende nuk janë identifikuar i kanë drejtuar armën rojes së objektit duke i kërkuar atij që të mos flasë.

Grabitësit e armatosur nuk kanë arritur që të marrin kabllot elektrikë nga sektori i minierës së Munellës për shkak se kanë hasur në rezistencë gjë të cilën nuk e kishin menduar më përpara.

Roja edhe pse i gjendur me armën e drejtuar ndaj tij e ka parë të arsyeshme që të reagojë duke bërë që grabitësit të mos marrin kabllot elektrik dhe duke parë rezistencën e rojes nuk kanë patur zgjidhje tjetër veçse të largohen me shpejtësi për të mos lënë asnjë gjurmë.

Menjëherë pas kësaj tentative për grabitje kanë qenë punonjësit e minierës të cilët kanë njoftuar policinë e Pukës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivët duke bërë edhe veprimet e para për këtë tentativë grabitjeje të ndodhur.

Dëshmitarët i kanë treguar policisë se dy autorët që kishin ardhur për të marrë kabllot elektrik janë larguar me shpejtësi në drejtim të Qafë Barit.

Përveç forcave të policisë një ndihmë për identifikimin e autorëve të kësaj tentative grabitjeje po jep edhe koncensionari që ka në përdorim minierën e Munellës në Pukë. Policia vijon punën për kapjen e dy autorëve.

Artikulli paraprakAHMETAJ: PAS 1 JANARIT KAZINOTË JO NË QYTETE
Artikulli tjetërSTUDIMI I BB, 23 MIJË SHQIPTARË PA KUJDES KIRURGJIK