Përmes një deklarate, PD thotë se pushimi i hetimeve nga Prokuroria e Durrësit për ekstradimin e Nezar Seitit është shërbim ndaj asaj që e quajnë mafia në pushtet.

Pak orë pasi Prokuroria e Durrësit vendosi të mbyllë hetimin për ekstradimin e Nezar Seitit, të njohur edhe si financieri i grupit të trafikantëve të drogës Habilaj, vjen reagimi i Parisë Demokratike.

Përmes një deklarate të djathtët thonë se ky vendim i vjen në shërbim, asaj që e quajnë mafia në pushtet. Po ashtu theksohet se me këtë vendim shpëtohet nga burgu ministja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Deklarate e Partisë Demokratike

Partia Demokratike e konsideron shërbim ndaj mafias në pushtet pushimin e hetimeve për ekstradimin e paligjshëm të Nazer Seitajt, duke shpëtuar nga burgu përgjegjësen kryesore – Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Pushimi i hetimit është urdhëruar pavarësisht se vetë prokurorët e çështjes kanë konstatuar shkelje flagrante të ligjit nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Për vendimin e pushimit të hetimeve, Donika Prela, në atë kohë në krye të Prokurorisë së Durrësit, u shpërblye nga mafia në pushtet, duke u ngritur në detyrë si drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kundërshtim me ligjin.

Nëse i shërben Qeverisë promovohesh. Nëse i shërben krimit të organizuar ngrihesh në detyrë dhe bën karrierë. Nëse lufton bandat dhe kriminelët shkarkohesh nga detyra. Kjo është drejtësia që po instalon në Shqipëri Edi Rama.

Artikulli paraprakITALIA EKSTRADON NË SHQIPËRI TRAFIKANTIN NDËRKOMBËTAR TË DROGËS
Artikulli tjetërPËRPLASEN 2 MAKINA NË KUKËS, PLAGOSEN 4 PERSONA, NJE RENDE