Fluksi i madh i pushuesve nga Kosova mëngjesin e së mërkurës shkaktoi edhe bllokimin e segmentit Morinë-Kukës, pjesë e Rrugës së Kombit.

Radha e automjeteve është shumë e madhe, çka ka sjellë edhe trafik të rënduar automjetesh nga zona e njohur si Bardhoc deri në urën e Drinit të Zi, në dalje të qytetit të Kukësit.

Drejtuesit e automjeteve thonë, se kanë pritur më shumë se dy orë për të kaluar.

Dyndja vjen një ditë pas pas festës së Kurban Bajramit.

Artikulli paraprakKLUBI VLLAZNIA PREZANTON DREJTORIN E RI ENGIN FIRAT
Artikulli tjetërHUMB BETEJËN ME SËMUNDJEN, NDAHET NGA JETA ISH-DEPUTETI I PD