PRESIDENTI RUS LËSHON SFIDËN NDAJ VËNDEVE EUROPIANE. Krimeja është njësoj si Kosova! Me këtë deklaratë duke pranuar në një farë mënyre pavarësinë e Kosovës Presidenti Rus, Vladimir Putin i është përgjigjur kancelares gjermane dhe zërit të ndërkombëtarëve kundër tij.

Nëse në rastin e Kosovës nuk u shkel asnjë ligj ndërkombëtar e njëjta gjë duhet të thuhet edhe për Krimenë- tha Putin ndërsa kujtoi se pati një referendum që I tha PO pavarësisë. Në një intervistë për rrjetin gjerman ARD, presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ka ngurruar të mbrojë vendimin e tij për të aneksuar Krimenë, duke e krahasuar gadishullin me shkëputjen e Kosovës nga Serbia dhe shpalljen e pavarësisë.Pas dështimit në përmirësimin e marrëdhënieve me perëndimit gjatë samitit të G20-ës në Australi, Putini u kritikua ashpër nga kancelarja Angela Merkel, e cila konfirmoi se Europa do të vazhdojë të imponojë sanksione ekonomike ndaj Rusisë për sa kohë të jetë e nevojshme. Por për Putinin, reagimi i BE-së ishte totalisht i tepruar në krahasim me atë që ka ndodhur.“Sa herë që dëgjoj se ka ankesa ndaj Rusisë, ose që kemi shkelur ndonjë ligj ndërkombëtar, jam totalisht i befasuar. Çfarë janë ligjet ndërkombëtare në fund të fundit?! Ligje të vendosura nga OKB-ja dhe të interpretuara nga institucione ndërkombëtare. Për më tepër që kemi edhe rastin e Kosovës. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i njohu të drejtën Kosovës që të vetëvendosë për një territor të caktuar pa pyetur qeverinë qendrore. Dhe në Krime nuk u bë ndonjë gjë ndryshe nga ajo që ndodhi në KosovëNë Kosovë, pavarësia u shoall vetëm nga vendimi i parlamentit, ndërsa në Krime njerëzit nuk u ndalën me kaq, por mbajtën edhe referendum, dhe rezultati ishte i jashtëzakonshëm”, tha Putin.

Artikulli paraprakKONFIRMOHET MIQËSORJA, ITALI-SHQIPËRI
Artikulli tjetërKOSOVË, BLLOKU DREJT PËRÇARJES