Presidenti i SHBA, Donald Trump ka zhvilluar një takim dy orë kokë më kokë me Vladimir Putin në një atmosferë miqësore.

Pas takimit dy Presidentët kanë zhvilluar një konferencë për shtyp. I pari që ka folur ka qenë presidenti rus, Vladimir Putin, i cili ka deklaruar se Moska nuk ka ndërhyrë në procesin e zgjedhjeve amerikane.

‘Moska nuk ka ndërhyrë dhe kurrë nuk do të ndërhyjë në procesin e brendshëm të zgjedhjeve të SHBA’ deklaroi Putin pas samitit që po zhvillohet në Helsinki. Një gjë të tillë e përsëriti edhe Trump. ‘Nga ana e Moskës nuk ka pasur asnjë ndërhyrje në zgjedhjet amerikane’.

Putin theksoi se dy duhet vendet duhet të bashkëpunojnë për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes tyre. ‘Le të lënë pas klimën e Luftës së Ftohtë. Ka pasur disa momente të komplikuara në marrëdhëniet amerikano-ruse, dhe kjo ka ndihmuar për të krijuar atmosferë të tensionuar, por ne duhet të lënë pas klimën e Luftës së Ftohtë dhe mbetjet e së kaluarës’ tha Putin.

Edhe Trump u shpreh se pas samitit të sotëm do të takohet më shpesh me Putin për një paqe të re sikur e cilësoi ai dialogun me Rusinë. ‘Takimi i sotëm është vetëm fillimi i një procesi më të gjatë, ne kemi ndërmarrë hapat e parë drejt një të ardhmeje më të ndritur. Putini dhe unë do të takohemi shpesh, në të ardhmen’ tha ai.

Duke marrë parasysh paraqitjen e mirë ët Rusisë në Botëror, Presidenti Putin i dhuroi homologut amerikan një top. Ai e priti me buzëqeshje dhuratën dhe tha se do ia japë djalit të tij, Baron. Trump ia dorëzoi topin, bashkëshortes së tij.

Para fillimisht të konferencës ka ndodhur një incident, pasi një reporter që mbante një letër me një mbishkrim që bënte thirrje për ndalimin e armëve kimike është nxjerrë me forcë nga agjentët e sigurisë nga salla.

Artikulli paraprakVDES 14-VJEÇARI TEKSA RRINTE NË SHEZLONG
Artikulli tjetërI JEP FUND JETËS GRUAJA DUKE PIRE FOTOKSINE