PËRFAQËSUES TË 28 NJËSIVE VENDORE VIZITË NË KOMUNËN E BUSHATIT. Pas perfundimit te rehabilitimit te fushes se mbetjeve urbane ne qytetin e Korces, drejtues dhe specialist te njesive vendore ne kete Qark, I jane drejtuar Shkodres e konkretisht Komunes se bushatit per te marre eksperiencen e nevojshme per menaxhimin dhe funksionimin e landfillit.

Perfaqesues te njeve vendore fillimisht jane ndalur ne landfillin e bushatit ku kane pare nga afer kete investim teper te rendesishem per menaxhimin e mbetjeve urbane per qarkun Shkoder dhe Lezhe. Pas landfillit, ato jane takuar me kryetarin e Komunes Bushat, I cili I ka shpjeguar ecurine e funksionimit te ketij landfilli. Landfilli i Maliqit përfshin 30 bashki dhe komuna të rajonit të Korçës dhe besohet se do të mund të zgjidhë përfundimisht problemin e menaxhimit të mbetjeve. 

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/sSMIk9X1ujc” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakPËRMBYTJET, MBLIDHEN NDIHMA PËR JUGUN
Artikulli tjetërFATURAT E LARTA TË ENERGJISË, PROTESTË NË RRAGAM