KRROQI: “JANË MARRË MASAT E DUHURA, PARKETI PA PROBLEME”. Pallati i sportit “Qazim Dervishi” është gati për pritjen e ndeshjes së parë në Shkodër të Ligës Ballkanike të Basketbollit, ku do të luajë skuadra e Vllaznisë ndaj Mornar.

Drejtori i klubit shumë sportësh “Vllaznia”, Mark Krroqi, ka dhënë detajet për përgatitjet e fundit që janë duke u realizuar. Më tej ai ka folur edhe për parketin, ku me ndërhyrjen e kompanisë, ai është gati për sfidën e së martës, pavarësisht asaj që u pa disa ditë më pare në media. Në fund, Krroqi është i bindur se Vllaznia do të bëjë një paraqitje të mirë ndaj një kundërshtari të vështirë. Siç shikohet edhe nga pamjet, punonjësit e pallatit janë duke realizuar riparimet e fundit. Përveç ndërhyrjeve në sistemimin e karrigeve, do të vendoset edhe tabela e re elektronike, si dhe kushtet e tjera të kërkuara nga drejtuesit e Ligës Ballkanike. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/54RRlpfHhLs?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE