Që nga nisja e pandemisë në Kosovë janë testuar mbi 30 mijë persona. Prej tyre, si të infektuar kanë rezultuar pozitivë mbi 5 mijë e 400.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik publikoi ditën e djeshme të dhënat lidhur me situatën në fjalë, ndërkohë që brenda 24 orëve të fundit pozitivë rezultuan 103 persona.

Instituti ka njoftuar se janë regjistruar edhe gjashtë vdekje, duke e çuar në total numrin e jetëve të humbura në 124.